Mustafa: Nëse dështojmë të zgjedhim Presidentin, shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka takuar të premten partnerët e koalicionit. Pas takimin ai deklaroi se nëse nuk arrijnë dakordim për postin e presidentit atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje. Por ai theksoi se në takimin që zhvilluan sot me partnerët qeverisës nuk kanë biseduar as për çështjen e presidentit, dhe as për funksionimin e koalicionit qeverisës.

Sipas tij hapja e temës së postit të presidentit nuk është mirë të hapet  në këtë kohë kur presidenti ende ndodhet në zyrën e tij dhe ka mandat kushtetues.

“Këto tema nuk i kemi biseduar çështjen e presidentit, çështjen e koalicionit  për të cilat po flitet sepse nuk jemi ata ne që mund ta bëjmë këtë punë  dhe unë vlerësoj se nuk është mirë që kjo çështje të hapet tani përderisa kemi  presidentin në zyre ka mandatin  kushtetues nëse ballafaqohemi  me një mandate kushtetues për një arsye apo tjetër. Atëherë mendoj se ka vullnet që shpejt të ulemi  të bëjmë përpjekje të bëjmë zgjidhje si zgjidhje të vullnetshme me të cilat nuk pajtohemi  vetëm ne si liderë politikë, por edhe partitë tona sepse nuk është çështje personale, nëse jo  të gjithë ne jemi të përgatitur që të shkojmë në zgjedhje nëse dështojmë ta zgjedhim presidentin në afatin që e përcakton Kushtetuta”, tha Mustafa.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po pretendon të jetë presidentit i vendit, e lidhur me këtë lideri i partisë më të madhe në pozitë thotë se Haradinaj asnjëherë nuk ka kushtëzuar.

Por Mustafa tha se derisa nuk kanë bërë marrëveshje, nuk e ka për obligim që ta bëjë president.

LEXO EDHE:

Back to top button