Trump: Izraeli dhe Sudani dakord për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre

Izraeli dhe Sudani do të normalizojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike nën kujdesin e presidentit Donald Trump, tha sot një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

“Presidenti njoftoi se Sudani dhe Izraeli kanë rënë dakord të normalizojnë marrëdhëniet e tyre, një tjetër hap i madh drejt paqes në Lindjen e Mesme”, shkroi Judd Deere në Tëitter.

Gazetarët qenë në gjendje të dëshmonin një bisedë telefonike në Zyrën Ovale midis presidentit Trump dhe udhëheqësve izraelitë e sudanezë.

“Ata bënë paqe”, tha presidenti amerikan.

LEXO EDHE:

Back to top button