Grizman: Europiani një garë e vështirë, shumë kandidat për titullin kampion

Pasi ka arritur në dy finale të Kupës së Botës në tetë vitet e fundit (duke fituar një) dhe një finale të Europiani, Franca edhe një herë fillon midis favoritëve në “Gjermani2024”. Një nga lojtarët më të shquar është padyshim Antuan Grizman, i cili ka dhënë edhe një intervistë për “UEFA.com”.

Si është gjendja e ekipit në kuadër të debutimit në “Euro 2024”?

Jemi mirë dhe kemi besim. Fizikisht jemi gati. E dimë që kundër Austrisë do të jetë shumë e rëndësishme për ta nisur mirë turneun. Do të jemi të bashkuar nga fillimi në fund. Të gjithë do të jemi në të njëjtin drejtim, ky do të jetë çelësi i suksesit tonë.

Cili është shkaku i qetësisë që transmeton Franca?

Mendoj se kjo është prej faktit që kemi luajtur ndeshje të shkëlqyera dhe në nivele të larta. Ndihemi shumë mirë edhe në kombëtare, dhe pastaj ka lojtarë të mëdhenj. Të kesh një trajner si Deshamps që beson shumë është një tjetër faktor shtesë. Kur mbërrijmë në stadiume, apo kur shohim njerëz para televizorit me fanellën e kombëtares apo flamurin francez, kjo na motivon.

Cilët janë rivalët e Francës për fitimin e “Euro 2024”?

Mendoj se ka disa favoritë. Është Gjermania që luan në shtëpi. Janë Holanda, Kroacia, Italia, Spanja, Anglia. Europiani është vërtet një garë e vështirë.

LEXO EDHE:

Back to top button