Gruaja e Levandovskit shkëlqen në Festivalin e Filmit në Itali

Ana Levandovska ka insistuar gjithmonë të jetë diçka më shumë se “gruaja e një futbollisti”. Dhe një mënyrë të tillë ekzistence e ka dëshmuar. Në moshën 34-vjeçare, gruaja e sulmuesit polak është nënë e dy vajzave, biznesmene (ajo ka disa biznese që lidhen me bukurinë dhe fitnesin) dhe atlete. Por jo vetëm kaq.

Përveç kësaj, kur ka kohë të lirë, bashkëshortja e Robert Levandovskit modelon për disa prej firmave më prestigjioze në botë, si “Giorgio Armani”, imazh i të cilit është prej shumë vitesh.

Në fakt, falë markës italiane, ajo tashmë ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia, ku padyshim ka shfaqur dizajnet e “Giorgio Armani” në tapetin e kuq.

I pari prej tyre arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve, por, duke mos u kënaqur me këtë, në paraqitjen e dytë e ka bërë sërish. Kësaj here me një model në ngjyrë blu muratore, me mëngë të gjata dhe një qafë të lartë të mbuluar, me gurë të çmuar, shumë lajkatare.

Për të kompletuar ‘look’-un, një bisht i lartë me të gjithë flokët e mbledhur. Së bashku me të ka qenë edhe e pandashmja e saj Miki Kiemenej, e fejuara e Frenki de Jong, si dhe VAG-sa të tjera nga liga spanjolle si Alis Kampello, gruaja e Álvaro Morata./Telesport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button