Gruaja e parë nga Arabia Saudite në hapësirë: Një vend në raketë kushton 55 milionë dollarë
Gruaja e parë nga Arabia Saudite në hapësirë: Një vend në raketë kushton 55 milionë dollarë
Raketa e kompanisë hapësinore amerikane “SpaceX” fluturoi drejt “Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës” (ISS), sapo u krijuan kushte të favorshme atmosferike për ngritje. Domethënë, ky është fluturimi i dytë komercial i organizuar nga kompania nga Hjustoni. Ekuipazhi do të kalojë pak më shumë se një javë në stacion.
Ax-2 is go for launch pic.twitter.com/GJZDES7HN4
— SpaceX (@SpaceX) May 21, 2023
Kompania nuk specifikoi se sa kushtojnë biletat, por mediat më herët raportuan se çmimi i fluturimit për një person është 55 milionë dollarë.
Në mesin e pasagjerëve pas shumë dekadash, janë astronautët e parë nga Arabia Saudite , si dhe biznesmeni John Shoffner nga Tenesi. Ekipi drejtohet nga një astronaut në pension i NASA-s , i cili tani është i punësuar nga SpaceX dhe ka organizuar këtë udhëtim dhjetë-ditor.
Në këtë mision hapësinor, në mesin e ekuipazhit është Rayana Barnawi , një shkencëtare e qelizave staminale, e cila në fakt është gruaja e parë nga Arabia Saudite në hapësirë . Ajo shoqërohet nga piloti luftarak i Forcave Ajrore Saudite, Ali al-Qarni .
Ekuipazhi përfshin gjithashtu Peggy Whitson , e cila mban rekordin amerikan prej 665 ditësh të kaluara në hapësirë.
Falcon 9 launches Ax-2, Dragon’s 10th human spaceflight pic.twitter.com/siptJyW3Se
— SpaceX (@SpaceX) May 22, 2023