Gruaja e presidentit francez ka kaluar koronavirusin

Gruaja e Presidentit francez Emmanuel Macron ka kaluar koronavirusin gjatë festave. Mediat franceze raportojnë se Brigitte Macron doli pozitive në fund të dhjetorit, ndërsa tani ka nisur aktivitetin e saj normal.

Europe 1 tha se Brigitte Macron doli pozitive për COVID-19 më 24 dhjetor. Mësohet se ajo nuk kishte shenje serioze. Gruaja e presidentit i është nënshtruar dy testeve të tjera në 30 dhjetor dhe 31 dhjetor të cilat rezultuan negative.

Vetë Presidenti Macron u testua pozitiv për COVID-19 më 17 dhjetor dhe u vetëizolua derisa një test i mëvonshëm më 24 dhjetor tregoi se ai nuk kishte më simptoma të COVID

LEXO EDHE:

Back to top button