Gruaja në karrocë me rrota grabit një bankë në Florida

Një grua në karrocë me rrota ka grabitur një bankë në shtetin Florida të SHBA-së, raportojnë autoritetet amerikane.

Zyra e policisë së qytetit Jacksonville njoftoi se grabitja ndodhi në qendër të qytetit Jacksonville ku një grua afro-amerikane, e cila mbante një maskë COVID-19 dhe ishte e mbuluar me batanije të kuqe, hyri në një filial të “Regions Bank”.

Pasi trajtoi një biznes bankar me një të punësuar në sportel, 39-vjeçarja Kenyeitta La-Key Gordon filloi ta shajë atë duke i kërkuar para dhe duke thënë se kjo është një grabitje dhe se “do të vriste të gjithë”.

Gjatë asaj kohe, brenda bankës ishin katër punonjës dhe dy klientë të tjerë.

Pasi punonjësi i dha para, Gordon u largua nga banka në karrocën e saj me rrota, por banka e identifikoi atë përmes kartës së identitetit që përdori për akses në llogarinë e saj.

Oficerët nga departmenti i policisë gjetën 39-vjeçaren në karrocën e saj me rrota rreth 1 milje larg bankës dhe e arrestuan atë.

Megjithëse raporti i policisë nuk specifikoi Gordon-in si person me aftësi të kufizuara, të dhënat nga burgu i Kontit Duval tregojnë se ajo më parë është arrestuar 12 herë.

LEXO EDHE:

Back to top button