Turneu në Majami pa karantinë dhe me spektatorë!

Turneu Masters në Majami, do të zhvillohet në terminin e paraparë dhe që është më e rëndësishme për tenistët, nuk do të duhet të qëndrojnë në karantinë. Ndërkohë organizatorët konfirmuan se në këtë turne do të jetë një numër i kufizuar i spektatorëve në tribuna, ndërsa fondi shpërblyes do të jetë më i ulët.

 

Fituesit do të përfitojnë 330 mijë dollarë, ndërsa në turneun e fundit, në vitin 2019, kampion u shpallën Rozhe Federer dhe Karolina Plishkova, që arkëtuan nga 1 milion e 354 mijë dollarë.

Tradicionalisht turneu i parë Masters në këtë sezon, “Indian Uells”, edhe këtë sezon nuk do të zhvillohet , andaj sezoni i turneve “1000”,  do të fillojë në Majami, që është në program prej 22 mars e deri më 4 prill.

LEXO EDHE:

Back to top button