Gruaja sudaneze dënohet me 6 muaj burg për shkak se puthi një burrë

Gruaja sudaneze dënohet me 6 muaj burg për shkak se puthi një burrë

Një grua nga Sudani, e akuzuar për tradhti bashkëshortore, do të kalojë gjashtë muaj pas hekurave pasi pranoi se kishte puthur një burrë. 20 vjeçarja fillimisht u dënua me vdekje me gurë duke shkaktuar revoltim. Ajo u arrestua nga policia pasi kushëriri i saj i vrau të dashurin, raporton BBC.

Qendra Afrikane për Studime të Drejtësisë dhe Paqes (ACJPS) e përshkroi dënimin fillestar si një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”. Gruaja e divorcuar u dënua me vdekje pasi u shpall fajtore për tradhti bashkëshortore nga një gjykatë në qytetin Kosti, në shtetin e Nilit të Bardhë të Sudanit.

Pas dënimit ndërkombëtar, gjykata shtetërore e Nilit të Bardhë e rigjykoi çështjen. Në fund, kryetarja e trupit gjykues e ndryshoi akuzën nga “tradhti bashkëshortore” në një “vepër të turpshme” që nënkuptonte se ajo do të vuante dënimin me burg për veprimet e saj.

Ajo rrëfeu në gjykatë se ishte me një burrë dhe pranoi se dyshja ishin puthur. Sudani ende vendos dënimin me vdekje për disa krime hudud – shkelje të specifikuara nga Allahu në Kuran, duke përfshirë vjedhjen dhe tradhtinë bashkëshortore. Në ligjin sudanez ato parashikojnë dënime të tilla si amputimi i duarve dhe këmbëve, varja dhe gurëzimi.

Shumica e dënimeve me gurë në Sudan – të dhëna kryesisht kundër grave – janë anuluar në Gjykatën e Lartë.

LEXO EDHE:

Back to top button