Gruaja sulmohet nga ujqërit në një park kafshësh pranë Parisit

Gruaja sulmohet nga ujqërit në një park kafshësh pranë Parisit

Një grua ndodhet në kujdes intensiv pasi është sulmuar nga ujqërit teksa ishte duke vrapuar në një park kafshësh pranë Parisit, raportojnë mediat franceze.

Ata thonë se herët të dielën, 36-vjeçarka e cila po qëndronte në një shtëpizë brenda parkut Thoiry, shkoi në zonën kryesore të parkut, e cila është e rezervuar për makina.

Ajo u sulmua nga tre ujqër arktikë dhe pësoi kafshime të rënda në qafë, shpinë dhe një këmbë.

Thoiry që ndodhet në perëndim të Parisit, është një nga parqet më të njohura të kafshëve të egra në Francë. Rreth 800 kafshë që mbahen atje lejohen të bredhin të lirë, ndërsa vizitorët i shikojnë nga e automjetet.

Nuk dihet pse gruaja hyri në zonën e safarit vetëm me makinë. Autoritetet e parkut nuk kanë bërë asnjë koment deri më tani.

Gruaja u shpëtua pasi punonjësit e parkut dëgjuan britmat e saj ndërsa po sulmohej dhe u dërgua në një spital aty pranë.

Hetimet janë duke u zhvilluar.

LEXO EDHE:

Back to top button