Gruaja vdes në sy të djalit pasi hëngri çokollata të helmuara që i dërguan për ditëlindje

Gruaja vdes në sy të djalit pasi hëngri çokollata të helmuara që i dërguan për ditëlindje

Një grua ka vdekur pasi ka ngrënë një çokollatë që mori në ditëlindjen e saj, e cila dyshohet se ishte helmuar.

Lindaci Viegas Batista de Carvalho iu dërguan disa lule dhe ëmbëlsira nga një person i paidentifikuar për të festuar ditën e saj të veçantë.

Gruaja 54-vjeçare më pas hëngri çokollatën dhe pak më vonë ajo vdiq. Familja e saj beson se ajo wshtw helmuar.

Motra e saj Lenice Batista tha se viktima filloi të ndihej e sëmurë pasi hëngri çokollata.

Ajo shtoi se kur mbërritën në spitalin në Rio de Zhaneiro, Brazil, zonja Carvalho u shpall e vdekur dhe djali i saj, i cili gjithashtu kishte provuar çokollatën, e kishte pështyrë duke thënë se kishte shije të keqe.

Policia tani po heton dyshimet për helmim dhe analiza e çokollatës pritet të përfundojë brenda 30 ditëve. Të afërmit e gruas pohuan gjithashtu se ajo ishte kërcënuar në rrjetet sociale para incidentit.

Të shtunën e kaluar dyshohet se ka marrë një telefonatë të dyshimtë duke i thënë se kishte një dërgesë për të, ndaj kishte kërkuar që pakoja të lihej në dyqanin e të dashurit të saj.

Kur ajo e pyeti ish-bashkëshortin e saj, ai mori përgjegjësinë për dërgimin e dhuratës dhe Lindaci hëngri disa nga çokollata.

Pas vdekjes së zonjës Carvalho, ish-bashkëshorti i saj pretendoi se kishte bërë shaka kur tha se dërgoi dhuratën dhe motra e viktimës tha se nuk e konsideronte atë si të dyshuar pasi ish-çifti kishte një marrëdhënie të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button