Grubi: Kemi kërkuar ekspert nga vendet e BE-së për të zbuluar shkaqet e zjarrit

Zëvendëskryeministri Artan Grubi deklaroi se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është vendosur që të kërkohet ndihmë nga vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, për ekspert të cilët do të ndihmonin që të zbulohen sa më shpejtë shkaqet e zjarrit, që për pasoj la 14 viktima dhe 12 të lënduar.

“Si qeveri kemi pranuar shumë telefonata dhe oferta për ndihmë nga vendet fqinje por edhe nga NATO-ja dhe vendet tjera anëtare të BE-së. Vendosëm që të pranojmë ekspert nga këto vende që të zbulojmë sa më shpejtë shkaqet e zjarrit. Sot kemi dorëzuar kërkesë për ekspertët dhe është çështje e ditës se kur ata mund të vijnë dhe të shqyrtojnë provat të cilat i ka marrë forenzika dhe MPB-ja. Të gjithë në ballë të situatës, dhe jo të tërhiqemi nga përgjegjësia dhe të tërhiqemi nga situata. Ne jemi të zgjedhur për ti menaxhuar situatat e pastaj pas përmbylljes së hetimit me ndihmën ndërkombëtare do të shohim se kush do të bart përgjegjësi dhe në çfarë forme. Tash kemi për detyrë që ta menaxhojmë situatën, ti mbajmë të mbijetuarit në gjendje të mirë, të mbijetojnë, të kujdesemi për familjet, të kujdesemi për pacientët tjerë sepse pacientë me kovid vijnë çdo ditë pacientë të ri dhe do të duhet resurset spitalore të vihen në shërbim. Detyra jonë është ta menaxhojmë situatën, përgjegjësinë do ta diskutojmë pas përmbylljes së hetimit”, tha Artan Grubi, zëvendëskryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button