Grubi mohon pagesën e penaleve për Korridoret, opozita e quan projektin si grabitja e shekullit

Grubi mohon pagesën e penaleve për Korridoret, opozita e quan projektin si grabitja e shekullit

Gazetare: Fatlume Dervishi

Bllokimi i ligjeve për lehtësimin e procedurave të ndërtimit të autostradave 8 dhe 10D është veprim i papërgjegjshëm dhe i papranueshëm, thotë zv/kryeministri i parë Artan Grubi. Ai në një reagim në facebook drejtuar kreut të opozitës Hristijan Mickoski hedh poshtë akuzat për pagesën e penaleve.

“Kryetari i partisë opozitare tha që me 22 prill duhet të paguhen 53 milion euro “penallti” ndaj konzorciumit Bechtel – Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D.
Kjo nuk ndodhi!
Dje, ai përsëri dha një informacion ndryshe, që me 6 maj do të bëhet pagesa e “penalltive” inekzistuese.
Edhe kjo nuk do të ndodh!
Opozita ose nuk di ta lexon kontratën, ose nuk e kupton kontratën ose thjeshtë prodhon lajme të rreme çdo ditë kundër ndërtimit të autostradave.
Stop lajmeve të rreme dhe propagandës!
Ja një sfidë, nëse deri me 6 maj nuk paguhen ato mjete të pretenduara nga opozita, të cilat me që ra fjala, duheshte të paguhen edhe me 22 prill sipas opozitës, atëherë, le ta largojnë bllokadën e ligjeve për ta lehtësuar dhe shpejtuar ndërtimin e autostradave”, tha Grubi.

Opozita vlerëson se Grubi, kur flet për angazhimin e kompanive Behtel-Enka, nuk duhet të bëjë paralele me Serbinë dhe projektin që ata kanë bërë atje. Sipas tyre, procedurat e ndjekura atje ndryshojnë shumë nga ata në vendin tonë.

“… ja çfarë Grubi nuk thotë:
1. Bechtel dhe Enka në Serbi u zgjodhën me tender, tek ne direkt, pa tender me kontratë të shkruar në 4 sy.
2. Autostrada me përafërsisht të njëjtën gjatësi në Serbi kap vlerën e 750 milionë eurove, në Maqedoni vlera fillestare është 1.3 miliardë euro.
4. Një kilometër autostradë në Serbi nga Bechtel dhe Enka vlen 7 milionë euro, në Maqedoni 20 milionë euro.
5. Mbikëqyrja në Serbi është një kompani profesionale, mbikëqyrja në Maqedoni është një kompani e veshjeve të brendshme me 4 punonjës.
VMRO-DPMNE nuk është kundër ndërtimit të autostradës, përkundrazi, e njëjta autostradë për Korridorin 8 është në programin tonë, por ne jemi kundër grabitjes së shekullit që na ndodh tani para syve”, u shpreh Toni Jarevski, VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE-ja pretendon se shteti duhet të paguaj miliona euro paradhënie për fillimin e punimeve dhe miliona të tjera gjoba, akoma pa filluar ndërtimi i autostradave të Korridoreve 8 dhe 10D. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button