Grupe pune për Ligjin e Zbatimit të Sanksioneve

Grupe pune për Ligjin e Zbatimit të Sanksioneve

Një grup pune nga Ministria e Drejtësisë do të konstatojë anomalitë e Ligjit për Shqiptimin e Sanksioneve pas rasteve të fundit në të cilat të akuzuarit kanë ndërruar adresën e tyre për të vuajtur dënimin me burg në burgun e Strugës. Edhe pse prej disa ditësh kërkojmë deklaratë nga ministri Nikolla Tupançevski për të shpjeguar se si do të jenë amendamentet, ai pas disa ditësh vonesë vendosi të përgjigjet me një deklaratë në të cilën thuhet se grupi punues përgjegjës për të punuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit tashmë ka filluar punën dhe mbledh propozimet e dorëzuara nga institucionet e tjera kompetente. Ministria e Drejtësisë thotë se janë dorëzuar kërkesa në të gjitha gjykatat themelore dhe gjykatat me kompetencë të gjerë për të dhënë propozimet e tyre konkrete lidhur me zbatimin e Ligjit për Shqiptimin e Sanksioneve, zbatimin e institutit të lirimit me kusht për personat e dënuar, pezullimin e dënimit të personave të dënuar etj.” Procesi i ndryshimeve në ligj buron nga rastet e fundit lidhur me veprimet e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijalkov dhe biznesmenit Orce Kamçev, të cilët ndryshuan adresat e tyre në Ohër dhe me këtë krijuan bazën ligjore për vuajtjen e dënimit me burg në burgun e Strugës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button