Grupi i zjarrit: Nuk e përjashtojmë fraksionimin!

Grupi i zjarrit: Nuk e përjashtojmë fraksionimin!

Takim i ri ditën e nesërme për fatin e kërkesave të të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”.

Anëtarët e këtij grupi, Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi etj., janë thirrur në takim konsultativ në selinë e BDI-së, pavarësisht se burimet e ALSAT thonë se takime konsultative ka pasur edhe këto ditë, pas qëndrimit të kreut të partisë kur pranoi më në fund konstituimin e organeve të partisë.

Këto bisedime disaorëshe nuk kanë nxjerrë në pah diçka premtuese, mëson ALSAT, dhe “Grupi i zjarrit” nuk e përjashton mundësinë e fraksionimit.

Përfaqësuesit e tij e patën përmendur të ashtuquajturin “plani B” edhe në emisionin e fundit në ALSAT, pavarësisht se kërkesat, sipas tyre, synojnë shpëtimin e BDI-së, rikthimin e debatit në parti, konstituimin e partisë, ushtrimin e autoritetit të secilit organ dhe individ, rikthimin e vendimmarrjes politike në përputhje me kërkesat e artikuluara nga organet dhe jo në dorë të vetëm dy personave, e aq më pak, atë kuadrovike, për të cilën akuzohej drejtpërdrejt zv/kryeministri Artan Grubi.

Kërkesat e paraqitura që prej një viti, u rikthyen në BDI pas një sërë dështimesh nga ana e ekzekutivit, për të cilat nuk është dhënë llogari para organeve.

Të shtunën pritet që Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së të vendos për përbërjet e kryesive, asaj qendrore dhe të ngushtë, si dhe llogaridhënien e menjëhershme të ekzekutivit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button