Balkani humb epërsinë dhe pëson disfatë në Prishtinë

Ekipi nga Suhareka u mposht 2:1 nga Sivasspori. Ndeshje më të mirë zhvilluan Ballkani, por mos konkretizimi i shumë rasteve, bëri që të humbin takimin. “Portokallinjtë” kanë shkuar në pushim e pjesë së pare me epërsi minimale 1-0 me golin e realizuar nga anësori Armend Thaçi në minutën e 36′ të ndeshjes.

Skuadra e Ilir Dajës pas një fillimi të vështirë në minutat e para, dalëngadalë mori kontrollin e lojës dhe e dominoi skuadrën turke në fushë. Pas golit, kampioni i Kosovës krijoi edhe dy raste të mira për shënim, me Albion Rrahmanin dhe Ermal Krasniqin, por që nuk realizuan.

Edhe në pjesen e dytë kampioni i Kosovës kishin më shumë iniciativën, por që nuk u treguan konkret në realizimin e tyre. Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi edhe në 45 minutat e dytë humbën raste tejet të mira shënimi.

Por, ashtu nuk bën mysafirët, pasi arritën ta përmbysin rezultatin. Në minutën e 72` ishte Arslan që shënoi, për të barazuar rezultatin. Për të përmbysur atë u përkujdes Angielski, pasi realizoi në minutën e 81`. Ballkani krijuan disa raste të tjera shënimi, por nuk arritën të bëjnë asgjë.

Më këtë humbje Ballkani ka katër pike dhe në vendin e fundit, ndërsa Sivaspor ngjitet në vendin e parë më shtatë pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button