Grupi juaj i gjakut mund të jetë fajtor përse humbja e peshës është një mision i pamundur për ju

Jeni në një betejë të vazhdueshme me peshën tuaj, edhe kur ndiqni këshillat për humbje peshe?

Nëse jeni ndër ata për të cilët humbja e peshës është një mision pothuajse i pamundur, arsyeja mund të jetë grupi juaj i gjakut.

Nutricionistja Seema Khanna shpjegoi për TOI se njerëzit me grup gjaku AB + ose AB – kanë shumë vështirësi për të hequr kilogramët e padëshiruar.

Arsyeja? Personat me grupet e përmendura të gjakut e kanë të vështirë të ndryshojnë zakonet e të ngrënit. Njerëzit me grupe gjaku O+ dhe B+ do të shpëtojnë më lehtë nga depozitat e padëshiruara të yndyrës.

Ata me grupin e gjakut B+ kanë një shkallë më të lartë metabolike bazale (BMR), gjë që e bën të vështirë për ta shtimin e peshës, shpjegon Dr Seema. Nëse jeni një person me grupin e gjakut A, atëherë nëse jeni apo jo më i prirur ndaj obezitetit varet nga gjenetika juaj.

Naturopati Peter J. D’Adamo ka krijuar një dietë për çdo grup gjaku dhe pretendon se ushqimet që ne konsumojmë reagojnë me gjakun tonë, kështu që një dietë e dizajnuar sipas grupit të gjakut është një zgjedhje e shkëlqyer për stimulimin dhe përshpejtimin e tretjes, thotë ai.

Përveç kësaj, në këtë mënyrë mund të parandaloni zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme që ju kërcënojnë, shpjegon Peter dhe thekson se duke iu përmbajtur planit të dietës për çdo grup gjaku që keni, mund të arrini lehtësisht peshën e dëshiruar dhe të zgjasni jetëgjatësinë.

LEXO EDHE:

Back to top button