Gruri ukrainas digjet në kohën e krizës ushqimore

Gruri ukrainas digjet në kohën e krizës ushqimore

Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarre

 

1 : Një ushtar ukrainas kalon pranë një fushe të mbjellë me grurë e përfshirë nga flakët. Fotografia është realizuar më 17 korrik në lindje të Ukrainës, afër vijave të frontit.
Një ushtar ukrainas kalon pranë një fushe të mbjellë me grurë e përfshirë nga flakët. Fotografia është realizuar më 17 korrik në lindje të Ukrainës, afër vijave të frontit. 

2 : Zjarri përfshin një fushë me grurë në rajonin e Mikolajivit më 17 korrik. Zjarre të tilla janë bërë më të shpeshta, teksa dielli i verës po thanë fushat e mbjella me grurë.
Zjarri përfshin një fushë me grurë në rajonin e Mikolajivit më 17 korrik. Zjarre të tilla janë bërë më të shpeshta, teksa dielli i verës po thanë fushat e mbjella me grurë.  

3 : Një fotografi e realizuar më 8 korrik tregon shkatërrimin e një fushe me grurë në afërsi të Siverskut, në rajonin e Donjeckut. Zjarret në fushat e grurit mund të shkaktohen lehtë edhe nga shpërthimet ose nga copëzat e ndezura të artilerisë.
Një fotografi e realizuar më 8 korrik tregon shkatërrimin e një fushe me grurë në afërsi të Siverskut, në rajonin e Donjeckut. Zjarret në fushat e grurit mund të shkaktohen lehtë edhe nga shpërthimet ose nga copëzat e ndezura të artilerisë.  

4 : Forcat ruse po ashtu janë akuzuar se qëllimshëm po shënjestrojnë industrinë ushqimore në Ukrainë. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë qenë dëshmitarë se si kjo depo e farave të lulediellit u dogj më 31 maj. Ushtarët ukrainas pretenduan se kjo depo u sulmua me artileri.
Forcat ruse po ashtu janë akuzuar se qëllimshëm po shënjestrojnë industrinë ushqimore në Ukrainë. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë qenë dëshmitarë se si kjo depo e farave të lulediellit u dogj më 31 maj. Ushtarët ukrainas pretenduan se kjo depo u sulmua me artileri.  

5 : Një zjarrfikës duke u përballur me zjarret në rajonin Herson më 18 korrik. Shkatërrimi i gjerë i fushave të grurit në Ukrainë i ka shtuar një urgjencë të re krizës ushqimore të shkaktuar nga lufta.
Një zjarrfikës duke u përballur me zjarret në rajonin Herson më 18 korrik. Shkatërrimi i gjerë i fushave të grurit në Ukrainë i ka shtuar një urgjencë të re krizës ushqimore të shkaktuar nga lufta.  

6 : Një pjesë e një rakete shihet e ngulitur në një fushë me grurë diku në Ukrainë. Për shkak të bllokadave detare ruse, portet e Ukrainës në Detin e Zi aktualisht nuk po punojnë, duke bllokuar rrugët e furnizimeve me vendet e tjera, përfshirë edhe disa shtete afrikane që varen nga gruri ukrainas.
Një pjesë e një rakete shihet e ngulitur në një fushë me grurë diku në Ukrainë. Për shkak të bllokadave detare ruse, portet e Ukrainës në Detin e Zi aktualisht nuk po punojnë, duke bllokuar rrugët e furnizimeve me vendet e tjera, përfshirë edhe disa shtete afrikane që varen nga gruri ukrainas.  

7 : Grurë i djegur i fotografuar më 17 korrik në mes të rajonit Zaporizhja dhe Donjeck, ku aktualisht ka luftime. Bisedimet e udhëhequra nga Turqia ende po vazhdojnë dhe kanë për qëllim të mundësojnë kalim të sigurt për anijet që largohen nga portet e Ukrainës. Sipas një transkripti të bisedës midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, me homologët e tij ukrainas dhe rus, Erdogan ka deklaruar se “ishte koha që Kombet e Bashkuara të ndërmerrnin veprime për planin në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi për eksportin e drithërave”.
Grurë i djegur i fotografuar më 17 korrik në mes të rajonit Zaporizhja dhe Donjeck, ku aktualisht ka luftime. Bisedimet e udhëhequra nga Turqia ende po vazhdojnë dhe kanë për qëllim të mundësojnë kalim të sigurt për anijet që largohen nga portet e Ukrainës. Sipas një transkripti të bisedës midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, me homologët e tij ukrainas dhe rus, Erdogan ka deklaruar se “ishte koha që Kombet e Bashkuara të ndërmerrnin veprime për planin në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi për eksportin e drithërave”.  

LEXO EDHE:

Back to top button