Guardiola flet për transferimin e dështuar të Mesit

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka folur për herë të parë pas përpjekjeve të dështuara për transferimin e Lionel Mesit nga Barcelona. Guardiola ka refuzuar të përfshihet në diskutimet për transferimin e mundshëm të Mesit, pasi argjentinasi ishte afër largimit nga Barcelona gjatë verës.

Në gusht, Mesi paraqiti kërkesë për largim nga klubi katalan si futbollist i lirë pas gati dy dekadave në klub. Ai më pas zhvilloi një intervistë me “Goal” duke konfirmuar qëndrimin në klub. Messi gjatë periudhës kur raportohej për largimin e tij nga Barcelona spekulohej se mund të transferohet tek Man. Sitit.

I pyetur në lidhje me transferimin e mundshëm dhe qëndrimin e Sitit, Guardiola u tha gazetarëve: “Nuk më duhet të shpjegoj asgjë. Leo e ka shpjeguar mjaft mirë dhe nuk mendoj se kam çka të shtoj. Ne nuk kemi asgjë më tepër për të shtuar. Ai është futbollist i Barcelonës, klubit që e dua”, shtoi Guardiola. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button