S’punojnë matësit e ndotjes së ajrit, Nuredini pa përgjigje

Një muaj para sezonit të ngrohjes, dhjetëra stacione që duhet të matin ndotjen e ajrit e që janë të vendosura nga Ministria e Mjedisit nuk funksionojnë. Ato nuk i tregojnë grimcat PM 10 as ato PM 2.5 në ajër. Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredni nuk e di se kur do të riparohen stacionet.

Nuk mund t’ju jap informacione konkrete kur do të janë aktive dhe funksionale. Ne tashmë i kemi porositur pjesët e stacioneve matëse. Sapo të mbërrijnë, ato do të instalohen dhe do t’ju informojmë në kohën e duhur për funksionalitetin e tyre.”-tha Naser Nuredni, Ministër i Mjedisit.

Në fillim të mandatit të tij të ri katërvjeçar, Nuredini premton plan për pastrimin e deponive të paligjshme. Për këtë paralajmëroi shfrytëzimin e parave nga fondet IPA në vlerë prej 36 milionë eurosh. Ai thotë se nuk do ta mbyllë deponinë Rusino në Gostivar pavarësisht protestave të qytetarëve, por do ta modernizojë me fonde nga Suedia.

Rusino është deponi e tranzicionit. Plani ishte të mund të shfrytëzohet më së shumti dhjet vite. Ideja është të mos ekzistojë. Ideja jonë është të kemi zero mbeturina dhe kjo është ide ekologjike e mrekullueshme, por në realitet nuk ekziston zero mbeturina. Nëse e mbyllim Rusinon, ku do i hedhin mbeturinat e gjithë popullata që jetojnë në këtë rajon? Ideja është të ulet numri i deponive dhe të krijohen më pak mbeturina”-Naser Nuredini, ministër i ambientit jetësor.

Në betejën për mjedis të shëndetshëm, Nuredini nxit të gjitha institucionet- përfshirë inspektorët dhe kryetarët e komunave që të punojnë më shumë për të parandaluar ndotjen e ajrit dhe krijimin e deponive ilegale, në të kundërtën ai njofton se do t’ua marrë kompetencat.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button