Guardiola gjen zëvëndësuesin e Rodrit te skuadra italiane
Kampioni aktual i Anglisë, Man. Siti, është në kërkim për të gjetur zëvendësuesit e mesfushorit spanjoll, Rodri, i cili mbeti u lëndua në duelin derbi me Arsenalin. Në radarin e Pep Guardiolës dhe kampionit të Anglisë është italiani 23-vjeçar.
“The Guardian” shkruan se trajneri Guardiola është i interesuar për shërbimet e Samuele Riçi nga Torino. Ky i fundit vlerësohet në 22 milionë euro dhe ka kontratë me skadrën italiane deri në qershor të vitit 2026, por fanellën e “qytetarëve” mund ta veshë në muajin janar.