Izraeli fillon sulmet e reja në Liban ndërsa numri i të vrarëve po rritet

Izraeli fillon sulmet e reja në Liban ndërsa numri i të vrarëve po rritet

Ushtria izraelite thotë se ka goditur dhjetëra objektiva të Hezbollahut në Liban gjatë 12 orëve të fundit, përfshirë lansues raketash që ishin vendosur në drejtim të Izraelit.

Vala e fundit e sulmeve vjen pasi Izraeli vrau 33 persona dhe plagosur 195 tjerë gjatë ditës së djeshme, ka njoftuar ministria libaneze e Shëndetësisë.

11 tjerë u vranë dhe 108 tjerë u plagosën nga sulmet ajrore izraelite gjatë të premtes, transmeton Telegrafi.

E nga ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se më shumë se 1 mijë persona janë vrarë dhe më shumë se 6 tjerë janë plagosur, si rezultat i sulmeve izraelite të kryera në dy javët e fundit.

Në këtë shifër me gjasë përfshihen edhe ata në sulmet me radiolidhje dhe me pejxherë – pavarësisht se Izraeli mohoi përfshirjen në këto sulme.

Nasser Yassin, ministri libaneze për koordinimin e krizave tha se një milion libanezë janë zhvendosur si pasojë e sulmeve

LEXO EDHE:

Back to top button