Guardiola i lumtur, rikthehet dyshja Foden-De Bryjne

Dyshja e Man. Sitit, Kevin de Brujne dhe Fil Foden janë shumë afër të rikthehen në aksion pas lëndimeve të fundit. Foden pësoi lëndim derisa përfaqësonte Anglinë në “Euro 2020” dhe ka munguar tërë këtë sezon, derisa mungoi edhe ndaj Polonisë. De Brujne gjithashtu u lëndua në “Euro 2020” në ndeshjen mes Belgjikës dhe Portugalisë, derisa kishte edhe disa probleme në përballjen e Man. Sitit ndaj Totenham këtë sezon.

Sipas “Manchester Evening News”, dyshja pritet të stërviten këtë javë dhe ndoshta do jenë gati për përballjen ndaj Lester Sitit.

Pos tyre, pritet të rikthehet edhe Ajmerik Laporte, ngase lëndimi që pësoi të dielën ndaj Gjeorgjisë nuk ka qenë shumë seriozë.

LEXO EDHE:

Back to top button