Autoritetet ruse bllokojnë web-faqen e opozitarit Navalny

Autoritetet ruse thanë se kanë bllokuar një faqe në rrjet e cila lidhej me Alexei Navalny. Faqja i drejtonte qytetarët të votonin kundër kandidatëve pro Kremlinit.

Zëdhënësi për mediat i qeverisë ruse Roskomnadzor tha se vendimi u mor pak javë para se në vend të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Kremlini prej muajsh po përpiqet që të mbajë nën kontroll liderin e burgosur të opozitës ruse, Navalny dhe mbështetësit e tij.

Në qershor një gjykatë ruse e cilësoi fondacionin e Navalny për luftën ndaj korrupsionit si një organizatë ekstremiste.

Zgjedhjet e ardhshme më 19 shtator shihen si një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të Putin për të vendosur pushtetin e tij para se rusët të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 2024-trës.

Lideri rus, i cili ka pasur pushtetin për më shumë se dy dekada, nxiti një reformë vitin e shkuar që do e lejonte atë të mbante pushtetin deri në vitin 2036.

Alexei Navalny, kundërshtari më i fortë politik i Putin, u arrestua në janar, teksa po kthehej nga Gjermania ku qëndroi prej 5 muajsh duke u shëruar nga një agjent helmues, për të cilin fajëson Kremlinin. Zyrtarët rus kanë mohuar çdo akuzë për përfshirje.

LEXO EDHE:

Back to top button