Guardiola kërkon mbrojtësin 20 vjeçar te Lajpcigu

Pep Guardiola nuk e fsheh se do të donte të angazhonte mbrojtësin e Lajpcigut, Joshko Gvardiol, dhe tani realizimi i këtij transferimi është duke u afruar.

Natan Ake është në listën e transferimeve dhe është shumë afër kthimit në Çellsi nga ku u largua në vitin 2017, gjë që hap vend për mbrojtësin kroat. Gvardiol luan në pozicionet e qendrës dhe në të majtë, por ka vetëm 20 vjet.

Mbrojtësi kroat u transferua nga Dinamo Zagrebi te skuadra e Lajpcigu, verën e kaluar për 18 milionë euro dhe Man. Siti do të duhet të shpenzonte më shumë se dyfishin për ta sjellë në “Etihad”.

Për kroatin në garë janë edhe Arsenal dhe Totenhami.

LEXO EDHE:

Back to top button