Guardiola lë prapa Fergusonin me fitore në Champions

Guardiola lë prapa Fergusonin me fitore në Champions

Pep Guardiola tani ka fituar më shumë ndeshje në Ligën e Kampionëve se Alex Ferguson pasi Manchester City mundi RB Leipzig të mërkurën mbrëma.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut ka fituar tani 103 ndeshje në këtë kompeticion, duke kaluar 102 sa kishte Ferguson, shifër të cilën ai e arriti gjatë karrierës së tij epike në Manchester United.

Guardiola tani është i vetëm në vendin e dytë në atë listë të veçantë fituese, me vetëm Carlo Ancelottin përpara tij për sa i përket fitoreve të Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Real Madridit ka shtuar numrin e tij këtë sezon dhe tani ka fituar 109 ndeshje në kompeticion pas fitoreve ndaj Union Berlinit dhe Napolit deri më tani në fazën e grupeve këtë vit.

Ancelotti është trajneri i vetëm që ka fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve, dy me Milanin dhe dy të tjerë me Real Madridin.

Trajneri i Manchester Cityt është vetëm një pas tij pasi ngriti trofeun me kampionët e Premier Ligës sezonin e kaluar dhe dy herë me Barcelonën.

LEXO EDHE:

Back to top button