Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola është shpallur trajneri më i mirë i vitit. Tekniku spanjoll fitoi EFL Cup dhe Premierligë këtë edicion, derisa me “qytetarët” ka arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve, aty ku do takohet me Çellsin.
Falë këtyre arritjeve, Guardiola ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit. Edhe legjenda e Mançester Junajtedit, sir Alex Ferguson e uroi Guardiolan për çmimin duke theksuar se është çmim plotësisht i merituar.








