Blerton Sheji, do të vesh fanellën e FC Shkupit!

Reprezentuesi i moshave të reja dhe njëri ndër futbollistëve më mirë në sezonin e mbyllur të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, Blerton Sheji, në të ardhmen do të vesh fanellën e FC Shkupit. Sipas mediave vendore, skuadra nga Çairi arriti që të fitojë garën për talentin e ri me kampionin aktual, skuadrën e Shkëndijës, andaj në konton e Struga Trim Lum do të derdhën rreth 70 mijë euro.

Me këtë lëvizje në merkato, Shkupi ka fituar një futbollist me perspetiv, i cili do të ketë mundësi që të përparojë në lojën e tij dhe në ta ardhmen mund të bëj transfer jashtë vendit, nëse vazhdon të shfaqet në formën e deritanishme te Struga Trim Lum.

Fc Shkupi ditë më parë e konfirmoi kalimin e Fisnik Zukës, ndërsa përpos Shejit, nga FC Shkupi paralajmërojnë se kanë siguruar edhe Tomçe Kitanovskin.

LEXO EDHE:

Back to top button