Reali “rrëmbën” arkitektin e skuadrës së Lillës

Skuadra e Lillës ka qenë një ndër befasitë në këtë edicion të Evropës, duke arritur të mposht PSZh-në në garë për titullin e Ligue 1. Në kampionatin francez, një gjë e tillë nuk ka ndodhur që nga viti 2017, kur Monako fitoi Ligue 1.

‘Arkitekti’ i dy skuadrave, është ish drejtori sportiv i Lilles, Luis Kampos që ka arritur të sheh shumë talentë, si Bernando Silva, Tomas Lemar, Sidibe, Benjamin Mendi, Fabinjo, Tiemoue Bakajoko, ose së fundmi yjet si Çelik, Mainjan, Soumare, Xhonatan David ose Viktor Osimhen.

Real Madrid është në dijeni të kapacitetit të Kamposit, andaj kanë nisur kontaktet që në edicionin tjetër, të përfaqësojë “Los Blancos”.

Kampos ishte organizator në kohën e Hoze Mourinjos te Reali, por tani mund të vijë si këshilltarë.

LEXO EDHE:

Back to top button