Guardiola në panikë, lëndohet mesfushori me ndikim

" "

Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola ka thënë se dëmtimi, i cili detyroi Kevin De Brujne të largohej nga fusha gjatë humbjes në gjysmëfinale të Kupës FA të së shtunës ndaj Çellsit mund të jetë serioz. Shpresat e Sitit për të fituar të gjithë trofetë përfunduan në “Uembli” ndërsa goli i Hakim Zijeçit, i dha Çellsit një fitore me rezultat 1-0 dhe rezervoi vendin e tyre në finalen që zhvillohet në muajin tjetër.

 

Skuadra e Guardiolas ishte duke luajtur mirë, por u penalizua nga humbja e De Bruyne në fillim të pjesës së dytë për atë që dukej të ishte një problem në kyçin e këmbës.

“Nuk e di. Nuk duket mirë. Ai ka dhimbje,” tha pas ndeshjes Guardiola.

Mungesa e De Brujnes, qoftë edhe për një periudhë relativisht të shkurtër, do të ishte një goditje e madhe për shpresat e Sitit për të përfunduar sezonin me tre trofe.

 

Titulli i Premier Ligës është i mbyllur, por lojtarët e Guardiolas do të kthehen në “Uembley” fundjavën e ardhshme për t’u përballur me Totenhamin në finalen e Kupës “Carabao”. Kjo lojë vjen vetëm disa ditë para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Paris Sen Zhermenin.

LEXO EDHE:

Back to top button