Guardiola paralajmëron Arsenalin: “Dëshironi luftë, do ta keni”

Pep Guardiola ka paraljmëruar se rivaliteti me Arsenalin është shndërruar në një “luftë”, pas barazimit prej 2-2 xhiron e kaluar. Gjërat kanë eskaluar paksa, pas një ndeshje tejet të zjarrtë mes dy gjigantëve anglez në “Etihad Stadim”, të dielen e kaluar. Pas ndeshjes, Gabriel reagoi pas goditjes me top që mori nga Erling Haaland, duke thënë se kjo është një “luftë” dhe se “është normale të ketë veprimi provokative” në futboll. Guardiola dha mendimin e tij rreth kësaj situate, i cili thotë se tashmë janë në një rivalitet të ashpër me “Topçinjtë”.
Një gol i Xhon Stouns në fund të ndeshjes i dha një pikë Man.Sitit, duke barazuar rezultatin 2-2, në një ndeshje që pati të gjitha. Rodri pësoi një lëndim që ia humbi sezonin, teksa Leandro Trossard u ndëshkua me të kuq. Haaland i shpëtoi dënimit pasi goditi Gabrielin me top në kokë pas golit të barazimit, teksa Stones e kritikoi Arsenalin për mënyrën e lojës. Guardiola po ashtu hudhi benzinë në flakë, me një deklaratë të tij gjatë ditës së djeshme.
“Dëshironi luftë, do ta keni. Gabriel e tha në mënyrë perfekte pas ndeshjes. Ne duhet të provokojmë kundërshtarin. Ju më provokoni mua, atëherë unë do të jem këtu”, ka thënë Guardiola.
Guardiola dhe Mikel Arteta kishin një marrëdhenie goxha të mirë, sa punonin bashkë te Man. Siti, mirëpo i janë futur një rivaliteti si trajnerë. Dy ekipet, Siti dhe Arsenali ka dy sezone që rivalizojnë njëra-tjetrën në garën për titullin kampion në Premier Ligë, por është ekipi i drejtuar nga Guardiola që triumfoi në të dyja herët.