Guardiola: Pas humbjes ndaj Aston Villës, fillojmë me rekordet e reja

Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola, po përballet me një nga sezonet më të vështira në karrierën e tij. Humbja 2-0 në “Villa Park” ndaj Aston Villës ishte humbja e 10-të e tij me Man. Sitin këtë sezon, duke vënë në rrezik pozitat e tij.
“Ne thyem të gjitha rekordet, tani fillojmë me rekorde të tjera nga ana tjetër. Kjo është e vërteta”, u shpreh Guardiola.
Aktualisht, Man. Siti është në vendin e 7-të në Premier Ligës me 27 pikë, pas humbjes së fundit.