Një tjetër gjigant IT po përgatit një robot humanoid

Kompania Asus është duke punuar në mënyrë aktive në zhvillimin e robotit të saj të parë humanoid, i cili do të konkurrojë me Optimus të Tesla-s.

John Shi, presidenti i Asus, thotë se në këtë gjigant ata tashmë janë në “lulëzim të plotë” në zhvillimin e robotit të tyre të parë humanoid.

Ai robot duhet të konkurrojë me atë që po zhvillon Elon Musk – robotin Tesla Optimus, për të cilin kohët e fundit po qarkullojnë gjithnjë e më shumë informacione.

“Tashmë jemi në lëvizje të plotë në këtë segment dhe kemi filluar planet e brendshme”, theksoi Shi.

Asus tashmë ka robotët e vet Zenbo dhe duket se kompania tani dëshiron të nisë një aventurë të re me tobot humanoid për të rivalizuar modelet Optimus.

Një sërë kompanish po vendosin të hyjnë në botën e robotikës dhe meqenëse e ardhmja e robotëve humanoidë është këtu, duam apo s’duam ne, mbetet për t’u parë se si do të jetë Asus në këtë fushë.

LEXO EDHE:

Back to top button