Guardiola pëlqen mesfushorin e Njukasëllit, dëmshpërblim është 115 mln euro

Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola, thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Njukasëllit, Bruno Guimaraes.

Braziliani ka lënë shenjë që kur mbërriti në Premier Ligë nga Lion në janar 2022 për 42.10 milionë euro. Ai ka bërë 97 paraqitje për “Magpies”, duke shënuar 13 gola dhe po aq asiste. Sipas “Fichajes.net”, një marrëveshje për 26-vjeçarin do të kushtonte mbi 100 milionë euro. Pavarësisht çmimit të lartë, Njukasëll do të kërkojë të ruajë shërbimet e Guimaraeshit, duke i shtyrë skuadrat të përmbushin klauzolën e lirimit të tij prej 115 milionë euro.

Guimaraesh ka një kontratë deri në vitin 2028 dhe është një pjesë kyçe e ekipit. Megjithëse një lëvizje në “Etihad” mund të jetë tunduese duke pasur parasysh, braziliani ndoshta do të kishte rolin e zëvendësit të Rodrit në atë pozicion.

Pa minuta të garantuara, kalimi te kampionë në fuqi të Premier Ligës dhe Europës mund të duket një hap i rrezikshëm. Gjithsesi, Man. Siti nuk do ta ketë aspak të lehtë ta marrë lojtarin duke parë se për të interesohen edhe Paris Sen Zhermen, Real Madridi dhe Çellsi.

LEXO EDHE:

Back to top button