Guardiola përditëson informatat për kthimin e Rodrit

Mungesa e Rodrit në skuadrën e Man. Sitit po vërehet dukshëm.Pas lëndimit të tij ndaj Arsenalit në shtator, Man. Siti ka përjetuar një nga sezonet më të dobëta që nga emërimi i Pep Guardiolës, duke rrezikuar të mbes pa ndonjë trofe.

Mirëpo Guardiola, dha një lajm rreth rikthimit të bashkëkombësit të tij, i cili mund të kthehet më shpejt se që kemi menduar.

“Rodri duket mirë! Sigurisht që nuk do të marrim një vendim të gabuar, ai nuk është ende afër, por duke prekur topin, tani ndihet i sigurt, i lumtur. Nuk e prisja këtë, por ai mund të rikthehet para Kupës së Botës për Klube, ndoshta tashmë në Premier Ligë ”, u shpreh Guardiola.

Man. Siti gjendet në pozitën e 4-të në Premier Ligës, ku ka gjithsej 47 pikë./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button