Guardiola: Sfida me Arsenalin, më e rëndisishmja në Premier Ligë

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola e pranon se përballja e tyre me Arsenalin në fund të këtij muaji do të jetë vendimtare për titullin e Premier Ligës këtë sezon.
Siti është tre pikë prapa liderit të Premier Ligës, Arsenalit, pas fitores ndaj Lester Sitit. Arsenali shkon në “Etihad Stadium” të mërkurën e javës së ardhshme në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të në Ligën Premier. Kjo ndeshje po cilësohet si vendimtare nga trajneri i Man.Siti, Pep Guardiola.
“Është një finale për të luajtur më shumë finale, sepse nëse e humbisni këtë lojë, do të përfundojë pothuajse gjithçka”, ka thënë fillimisht trajneri i Sitit.
“Shpresojmë që të arrijmë duke pasur mundësinë të jemi atje. Duhet të fitojmë, fitojmë dhe fitojmë. Ata kanë bërë një ecuri të jashtëzakonshme dhe nuk mendoj se do të humbin shumë pikë kështu që është e rëndësishme të jemi atje”, përfundoi Guardiola.