Gundogan: Nuk do ta harroj kurrë shfaqjen e Ronaldinjos në ‘Bernabeu’

Ilkay Gudogan arrin te Barcelona në moshën 32-vjeçare, ndoshta vonë. Ai mund ta kishte bërë këtë lëvizje disa herë më parë, por nuk u realizua kurrë. Hera e tretë është sharmi për një lojtar që ka ndjerë gjithmonë pasion dhe admirim për Barcelonën dhe lojën e saj.
Disa vite më parë ishe në gjendje të nënshkruaje për Barcelonën. Çfarë ndodhi atëherë?
“Unë kam qenë afër Barcelonës disa herë. E kam thënë edhe më parë, ishte nder për mua të bashkohesha me Barçën, por për arsye të ndryshme nuk u realizua. U morën vendime të ndryshme, që do të thotë se nuk ka mundur të ndodhë deri kësaj vere. Ndonjëherë thonë se gjërat e mira duan kohë dhe deri në këtë verë nuk ndodhi dot.”
Ju e keni ndjekur gjithmonë Barcelonën. Çfarë kujtimesh keni nga Barça kur ishit më i ri?
“Kam një moment të regjistruar që nuk do ta harroj kurrë, që është shfaqja e Ronaldinhos në ‘Bernabeu’, ku edhe tifozët e Real Madridit e duartrokitën. Më pëlqen shumë ta rishikoj atë ndeshje jo vetëm prej Ronaldinhos, por gjithë Barçës si ekip, që luajti atë ditë. Ky është ndoshta momenti më i rëndësishëm që mbaj mend. Por kam parë shumë ndeshje në La Liga ose Champions League ku mesfusha e Busquets, Xavi dhe Iniesta, që për mua ishte më e mira në botë, luajti në një mënyrë të pabesueshme. Unë u rrita duke mësuar prej tyre. Dhe sigurisht, Barça ka pasur lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, Leo Messin. Ta shikonim atë duke luajtur në 10-15 vitet e fundit ka qenë e pabesueshme.”/Telesport/