Gundogan: Pas një rezultati negativ, do të më pëlqente të shikoja më shumë zemërim

Illkay Gundogan, autor i golit që ka zhbllokuar “El Clasico”-n mes Barcelona-s dhe Real Madrid, ka ndërhyrë për të analizuar humbjen e pësuar në shtëpi kundër rivalëve të përjetshëm. Ish-lojtari i Man. Sitit ka dashur t’i japë një shkundje skuadrës.

 

“Dua të jem i sinqertë, por pa ekzagjeruar, sepse nuk do të doja të thoja diçka që nuk do të doja. Vij nga dhomat e zhveshjes dhe natyrisht që ka zhgënjim, por pas një ndeshje të rëndësishme dhe një rezultati negativ, do të më pëlqente të shikoja më shumë zemërim dhe zhgënjim. Nuk kam ardhur këtu për ta humbur ndeshje të tilla, në këtë mënyrë. Edhe unë kam përgjegjësi si lojtar me eksperiencë që të mos e lë ekipin të mendojnë kështu. Duhet të reagojmë,” tha mes tjerash Gundogan.

LEXO EDHE:

Back to top button