Haaland flet për raportin me Guardiolën: Ai është i çmendur

Haaland flet për raportin me Guardiolën: Ai është i çmendur

U largua si bomber nga Dortmund dhe te Manchester City po e tregon veten se di të jetë bomber edhe në kampionatin anglez. 12 gola në 10 ndeshjet e tij me Manchester City, shifra tepër të frikshme. Rrugëtimi i tij apo Aventura, ka nisur shumë mirë në ekipin në të cilin drejtohet nga Pep Guardiola.

Shifrat e tij janë të frikshme, por ai nuk është shumë i befasuar nga kjo gjë.

“Pak po, por nuk është diçka shokuese pas i njoh aftësitë e mia dhe ato të skuadrës me të cilën luaj. Kam shokë shumë të mirë dhe bëj pjesë në një klub optimal. E dashuroj të luaj në këtë stadium dhe deri më tani jam argëtuar shumë.

Raporti me Guardiolën? Deri më tani gjërat po shkojnë mirë pasi ai është një maniak i futbollit, njësoj si unë. Të dy e duam futbollin, ai është i çmendur, pork jo është një që mua më pëlqen. Ai mendon gjithnjë sit ë përmirësojë lojtarët e tij. Është disi e ndërlikuar por unë përpiqem të asimiloj sistemin e tij të lojës pasi nuk mund të humb kohë”, tha Haaland.

LEXO EDHE:

Back to top button