Haaland mund të kushtojë më shumë se 75 milionë

Sulmuesi i Borussia, Dortmund Erling Haaland sipas shumë spekulimeve mund të largohet nga skuadra gjermane në fund të këtij sezoni, raporton “Bild”. Për sulmuesin norvegjez, interesim kanë shprehur shumë skuadra të mëdha evropiane, ndër to Chelsea edhe Real Madridi, përcjell KosovaPress.

Tani raportohet se me fillim të vitit 2022, klauzola e lirimit të lojtarit nuk do të jetë 75 milionë, por mund ta kaloj shifrën prej 100 milionë eurosh.

Kjo shifër mund të jetë problem të përballohet nga ekipet e interesuara në shërbimet e Haaland, për shkak të problemeve ekonomike që ka shkaktuar pandemia Covid-19.

LEXO EDHE:

Back to top button