Shoqata Gjermane dërgon “vërejtje” për Sami Khedirën

Mesfushori i Herta Berlinit, Sami Khedira është shënjestruar nga Shoqata Gjermane e Futbollit. Në fakt, me rastin e ndeshjes kundër Augsburgut, në të cilën ai nuk morri pjesë për shkak të një dëmtimi, ish-lojtari i Juventusit u kap në tribunë pa maskë, duke shkelur kështu rregullat anti-Covid.

 

Kështu DFB e kujtoi ish-lojtarin e Juventusit që të mos përsëriste një sjellje të tillë dhe të respektojë rregullat e higjenës së parashikuara. DFB do të ishte gati të raportonte lojtarin në Gjykatën Sportive, nëse ai do të gjendet përsëri pa maskë.

LEXO EDHE:

Back to top button