Florent Hadërgjonaj pret një ndeshje shumë të vështirë, por pret të zhvillojë një lojë të mirë.
“E dimë çfarë ndeshje është, është ndër më të mirët në botë në vite. Kanë fituar dy apo tre titujt në 10 vitet e fundit. Jemi duke e pritur dhe besoj që do bëjmë më të mirën.
Jemi bashkuar si skuadër, kemi pas fazë të vështirë në vitin e kaluar. Kemi përparuar si skuadër, jemi mbledhur bashkë dhe besoj që edhe nga jashtë po shihet. Në dy lojë fituam katër pikë dhe kjo na jep vetëbesim. Do jetë e jashtëzakonshme, amo shpresojë që të përgatitemi dhe të bëjmë një lojë të mirë”.
Hadërgjonaj theksoi se nuk i intereson pozita kur luan, ngase vjen në Kosovë me gjithë qejf.
“Unë vijë këtu me gjithë qejf, ku do që luajë do luajë, nuk ka problem ku më vendos trajneri, nuk mendoj kur luajë jashtë pozitës time dhe besoj që kjo në fund u shpërblye dhe shihet me gola”.
Ndërkohë, përballja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.








