Shalland: Spanja favorite, por ne nuk dorëzohemi

Pas fitores ndaj Gjeorgjisë dhe barazimit me Greqinë, Kosova do ta mirëpres Spanjën në “Fadil Vokrri”, shkruan. Para kësaj përballje, trajneri Bernard Shalland beson se do të jetë një takim i vështirë.

Përballja me Spanjën është e vështirë, nëse do varej nga unë do kërkoja nga FIFA që të mos përballemi me Spanjën. Është kundërshtarë shumë i fortë, loja zhvillohet në dy kompontente, që është posedimi i topit dhe presioni i madh. Ne do provojmë të japim më të mirën si çdo kush tjetër siç bëri Suedia që nuk e kishte posedimin, por ia doli t’i marrë tre pikët.

Shalland e vlerëson këtë super sfidë, derisa foli edhe për taktikat që do përdorë në ndeshje.

“Është e vështirë të luash kundër tyre, ekip që dëshiron të mbajë topin dhe kjo u pa kundër Suedisë, kur patën 76 për qind të posedimit të topit, por Suedia fitoi përballjen. Për Kosovën dhe skuadrat e tjera duhet të luhet me mbrojtje të fortë. Duhet të tregohet mbrojtje shumë e mirë, pastaj përmes ndonjë kundëraksioni të provojë. Për ne është shumë e vështirë të kërkojmë fitoren ndaj Spanjës, por nëse thomë se do jetë e pamundur, atëherë do ishte budallaki”.

Rashani mungoi ndaj Greqisë shkaku i lëndimit, Bekaj doli pozitiv me COVID-19, derisa Berisha pësoi një lëndim në momentet e fundit.

“Bekaj është pozitiv nuk ka shanse. Rashani dhe Berisha do provojnë të stërviten tani, pastaj do vendosim se çfarë do ndodh. Nuk do jetë e lehtë, sepse kemi mungesën e Kastratit dhe Halimit që janë të suspenduar, por duhet të shihet situata e Valonit dhe pastaj të marrim vendimet e duhura”, përfundoi Shalland.

Përballja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.

LEXO EDHE:

Back to top button