Hagë, vazhdon edhe sot procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës

Ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, vazhdon edhe sot procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale. Kjo është dita e katërt e gjykimit ndaj tij. Të hënën ka vazhduar dëshmia kundër Salih Mustafës e dëshmitarit të parë.

Dëshmitari i parë ka shpjeguar “dhunë brutale ndaj tij”, ku dhe kërkoi nga Dhomat e Specializuara ta kompensojnë financiarisht pasi thotë se “ e ka të pamundur të punojë si pasojë e lëndimeve të marra”.

Rreth një vit më parë, Mustafa u arrestua nga EULEX me urdhër-arrest të Dhomave të Specializuara.

Më pastaj, pasuan edhe të tjera aktakuza të konfirmuara; duke përfshirë edhe aktakuzën ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

LEXO EDHE:

Back to top button