Hainer: Tifozët t’i rezervojnë pritje miqësore Levandovskit

Herbert Hainer, presidenti i Bajern Munihut, ka dhënë një intervistë për “Sport” në prag të superndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

“Ne kemi shumë respekt për Barçën. Personalisht besoj se futbolli spanjoll është një model për t’u ndjekur: fiton kombëtarja, Real Madridi, Barça. Edhe ne përfituam, kishim Pep Guardiolën si trajner.

Barcelona kishte lojtarë të mrekullueshëm si Çavi, Iniesta, Pike, Buskets, Messi… Klubi është aq i madh sa do të vazhdojë të vendosë standard, po ashtu po kthehet në nivelet e veta”.

 

E paevitueshme edhe një pyetje se çfarë mikpritje do të rezervohet për Robert Leëandoëski, i cili u largua kësaj vere drejt katalanasve, pas 8 vitesh plot trofe në “Allianz Arena”.

 

“Shpresoj dhe është dëshira ime e madhe, që njerëzit të jenë të sjellshëm me Robertin. Uroj që tifozët t’i rezervojnë një pritje miqësore, sepse ai luajti 8 vite me ne, shënoi shumë gola dhe vendosi shumë ndeshje. Ai ishte vendimtar në fitimin e gjithë titujve të mëdhenj. Në fund, të gjithë morën atë që dëshironin: Roberti shkoi në ‘Camp Nou’, Barcelona është e lumtur që ka Levandovskin dhe ne kemi bërë para për të investuar në të ardhmen tonë. Secili duhet të ndihet me ritmin e tij, i qetë. Shpresoj që tifozët tanë ta mirëpresin atë,” tha mes tjerash Hainer.

 

Përballja në mes Bajernit dhe Barelonës, do të zhvillohet më 13 shtator (e martë) në orën 21.00.

LEXO EDHE:

Back to top button