Italia, kampione e botës në volejboll pas pritjes 24 vjeçare

Kombëtarja e Italisë është kampione e re e botës në volejboll, pasi që në finalen e madhe, mundi kombëtaren e Polonisë me rezultat 3-1 në sete. Për Italinë është titulli i parë pas pritjes 24 vjeçare, ndërsa triumfi i fundit botëror pë italianët ishte në viti 1998.

Romano Juri drejtoi Italinë me 19 pikë, i përcjellur nga Xhaneli me 16 dhe Mikeli dhe Livia me nga 15 pikë. Në radhët e Polonisë më të mirë ishin Bjenek dhe Semnjuk, të cilët regjistruan nga 16 pikë.

 

 

Ndërkohë në finalen e vogël dhe në garën për vendin e tretë, kombëtarja e Brazilit mundi Slloveninë me 3-1 në sete dhe arkëtoi medaljen e bronztë.

LEXO EDHE:

Back to top button