Hajdari dhe Avdullahu nuk do të luajnë kundër Zvicrës

Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu nuk do të paraqiten për Kosovën ndaj Zvicrës sonte në “Fadil Vonrri”. Të dy futbollistët nuk figurojnë në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj helvetikëve.

Hajdari e Avdullahu janë pushuar për shkak të rrezikut të suspendinit me kartonë të verdhë. Pikërisht Avdullahu e Hajdari patën nxitur debat me vendimin e tyre për t’u paraqitur te Kosova dhe jo te Zvicra.

Avdullahu pati debutuar për Kosovën në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, ndërsa Hajdari nuk pati luajtur. Ndeshja Kosovë – Zvicër është e paraparë të zhvillohet sonte nga ora 20:45.

LEXO EDHE:

Back to top button