Britania e Madhe po futet në recesion ekonomik, norma e interesit më e larta që nga viti 2008

Britania e Madhe po futet në recesion ekonomik, norma e interesit më e larta që nga viti 2008

Banka e Anglisë njofton se ka rritur normën e interesit në 1.75 për qind, që është niveli më i lartë që nga viti 2008.

Sipas institucionit qendror financiar, ky ndryshim është bërë për të përballuar koston në rritje të jetesës, pavarësisht shqetësimeve se ekonomia po shkon drejt një recesioni.

Komiteti i Politikës Monetare të Bankës (MPC) ka rritur koston e huamarrjes që nga dhjetori në përgjigje të rritjes së normave të inflacionit, përkeqësuar nga pushtimi ushtarak rus i Ukrainës, i cili ka çuar koston e gazit në nivele rekord.

Inflacioni për muajin qershor u rrit në 9.4 për qind, e që parashikohet të arrij në 13 për qind kur faturat e energjisë pritet të mbeten në nivele shumë të larta gjatë pjesës më të madhe të vitit 2023.

Sipas një raporti të prezantuar nga Fondacioni Joseph Rowntree, rreth dy të tretat e të gjitha familjeve me të ardhura të ulëta kanë mbetur pa nevojat thelbësore, si ngrohja apo uji i ngrohtë.

Një recesion i afërt mund t’i përkeqësojë gjërat, duke sjellë një valë humbjesh vendesh pune. Frika nga një ngadalësim ekonomik u intensifikua në qershor kur Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik tha se priste që ekonomia britanike të ngecë nga viti i ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button