Hajdutët hyjnë në shtëpinë e Santosit, ky i fundit bën kërkesë që ti kthejnë gjërat e vjedhura

Andrej Santos, i cili momentalisht po luan tek Strasbourgu në formë huazimi nga Çellsi, ka bërë një kërkesë në drejtim të hajdutëve, të cilët i vodhën disa gjëra në vlerë prej 422 mijë eurosh. 20-vjeçari u rikthye në Francë verën e kaluar pasi kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar në elitën e futbollit francez.
Ai ka shijuar kohën e tij tek Strasburgu, duke shënuar nëntë gola teksa ka regjistruar edhe dy asistime në dy periudha të ndara. Santos, megjithatë, u vodh gjatë kohës sa ai ishte në fushë duke luajtur ndaj skuadrës së Lille të cilën e mposhtën me rezultat 2-1.
Reprezentuesi brazilian ka kërkuar që të gjitha gjërat që janë vjedhur t’i kthehen atij, përmes një postimi në Instagram që më vonë u fshi.
“Njerëzit nga Strasbourgu, unë gjithmonë kam respektuar të gjithë, ata ishin frikacakë kur po luaja sot. Kushdo që ka vjedhur shtëpinë time ka 24 orë për të kthyer gjithçka”, ka shkruar Santos.
Sipas një raportimi nga “Le Parisien”, dyert e shtëpisë së Santos ishin thyer para se hajdutët të futen brenda. Është bërë e ditur se ata kanë vjedhur bizhuteri dhe gjëra të tjera me vlerë që kapin shifrën e 400 mijë eurove. Santos ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje zyrtare për Çellsin, por ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në vitin 2030.