Hajdutët vodhën mallra me vlerë mbi 6 milionë euro nga një butik i njohur në Paris
Hajdutët vodhën mallra me vlerë mbi 6 milionë euro nga një butik i njohur në Paris

Të hënën në mëngjes në Paris është grabitur një butik i markës së njohur “Chanel” dhe hajdutët kanë arritur të vjedhin mallra luksoze që vlerësohen në vlerën e 6 deri në 10 milionë euro, transmeton VVD .
Katër persona thuhet se parkuan një makinë direkt para dyqanit, duke thyer xhamat për të hyrë brenda. Pasi kanë vjedhur sendet e shtrenjta të markës, të dyshuarit i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar me veturën e dytë.
“Individët përdorën një automjet të parë përpara se të hynin në ndërtesë, më pas thyen xhamin përpara se të iknin me një automjet të dytë, duke marrë mallra nga dyqani”, tha burimi i policisë për AFP.
“Konfirmojmë se një sulm ka ndodhur në butikun Chanel gjatë natës mes 9 dhe 10 qershor 2024. Fatmirësisht asnjë punonjës nuk është lënduar”, ka thënë për VVD zëdhënësi i “Chanel”. “Një hetim policor ka nisur dhe ne po punojmë ngushtë me policinë për t’i ndihmuar në hetimet e tyre.”
Chanel ka mbyllur dyqanin deri në një njoftim të dytë.
“Shuma e humbjes nuk dihet në këtë fazë”. Dyqani do të qëndrojë i mbyllur për disa ditë derisa dëmi të riparohet”, shtoi zëdhënësi i kompanisë.
Hetimi për vjedhjen është ende në vijim. Grabitja është e dyta që ndodh në të njëjtën rrugë, pas një incidenti të ngjashëm në një dyqan Harry Winston më 19 maj.